Portreti i vërtetë i Lulzim Bashës, Lideri për parime, jo për pushtet

Në një kohë kur skena politike shqiptare është e mbushur me ndarje, krijime partish të reja dhe aleanca të përkohshme, Lulzim Basha qëndron si një figurë që ka zgjedhur rrugën më të vështirë, atë të qëndrueshmërisë dhe parimeve. Ndryshe nga shumë të tjerë që, pas përplasjeve brenda Partisë Demokratike (PD), vendosën të krijojnë subjekte të reja politike për të ndjekur ambiciet personale, Basha ka zgjedhur të luftojë për legjitimitetin e PD-së përmes rrugëve institucionale.

Ai mbart mbi supe një betim dhe amanet për parimet demokratike.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i kaloi vulën e PD-së Sali Berishës, Basha nuk u tërhoq. Ai paraqiti rekurs në Gjykatën e Lartë, duke sfiduar vendimin dhe duke kërkuar rikthimin e legjitimitetit të partisë që ai përfaqëson. Ky veprim tregon përkushtimin e tij ndaj parimeve demokratike dhe besimin në institucionet e drejtësisë, në një vend ku askush nuk beson tek ta.

Ai bëri njëzgjedhje për qëndrueshmëri, që rrallë kush do bënte përballë Berishës dhe ndjekësve. Ndërsa shumë figura politike kanë zgjedhur të krijojnë parti të reja për të ndjekur ambiciet e tyre, Basha ka zgjedhur të qëndrojë brenda strukturave të PD-së, duke respektuar besimin e atyre që e kanë mbështetur. Edhe pse është detyruar të garojë në zgjedhjet e 11 majit nën një subjekt tjetër për shkak të situatës ligjore, ai nuk ka krijuar një parti të re, por ka përdorur një strukturë ekzistuese për të vazhduar betejën e tij politike, pa shpërfillur PD si strukturë.

Ai reziston me vendosshmëri përballë sulmeve të pakuptimta dhe të ndisura me qëllim.
Pavarësisht përkushtimit të tij ndaj parimeve dhe përpjekjeve për të ruajtur unitetin e PD-së, Basha vazhdon të jetë objekt i sulmeve nga ata që aktualisht drejtojnë partinë që aktualish vetëm emrin ka Demokratike. Këto sulme, shpesh të pakuptimta dhe të pabazuara, tregojnë më shumë për frikën e tyre ndaj një figure që përfaqëson një alternativë të vërtetë dhe të qëndrueshme në politikën shqiptare.

Basha ka bërë dhe vazhdon të bëjë thirrje për demokraci dhe integritet.

Në një kohë kur politika shqiptare ka nevojë për figura që vendosin parimet mbi pushtetin, Lulzim Basha përfaqëson këtë model. Ai karalterizohet nga qëndrueshmëria, përkushtimi ndaj demokracisë dhe refuzimi për të ndjekur rrugë të lehta për përfitime personale, këto janë dëshmi e një lideri që vendos interesin e vendit dhe të qytetarëve mbi gjithçka.
Në zgjedhjet e ardhshme, shqiptarët kanë mundësinë të mbështesin një lider që ka treguar me vepra se është i përkushtuar ndaj një Shqipërie më të drejtë, më demokratike dhe më të integruar në familjen euroatlantike.

Artikulli paraprakKandidatja e Koaliciont Euroatlantik në Korçë, Marinela Ziu përgënjeshtron Ramën dhe Peleshin: Të dhënat zyrtare flasin ndryshe nga propaganda boshe e qeverisë
Artikulli tjetërMirela Karabina: Prrenjasi po boshatiset – jo vetëm nga varfëria, por edhe nga shpërfillja e pushtetit