“Poshtë komunzimi, poshtë diktatura”/ Diaspora e New York-ut pret me ‘këmbët e para’ Edi Ramën

Kryeministri Edi Rama është pritur me protestë ditën e sotme në SHBA. Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, qindra qytetarë janë mbledhur në vendin që Rama do të bëj takimin me diasporën shqiptare në New York dhe po protestojnë kundër tij.

Ndërkohë që është paralajmëruar se në këtë takim do të marrin pjesë administrata dhe krerët e bashkive të të gjithë vendit. Po ashtu qytetarët në protestën e sotme janë parë me pankarta me vete, kundër Ramës.

Vizita në SHBA vjen 2 muaj përpara nisjes së procesit të regjistrimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, që u mundësua pas bashkimit të votave mes mazhorancës dhe opozitës në muajin korrik. Gjithashtu, në kuadër të këtij turi, do të ketë dhe një rikthim i Ramës në Greqi më datën 3 nëntor në Selanik. Ndryshe nga takimet e majit në Athinë dhe Milano formati do të jetë më i ngushtë, teksa mësohet se takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.

Artikulli paraprak“I gjithë populli i Gazës veriore në prag të vdekjes”- Zyrtarja e OKB-së: Mospërfillja nga humanizmit duhet të ndalet!
Artikulli tjetërStairway to The Sky Palace “vazhdon murin” e pallateve në ish-Bllok