“Poshtë pashallarët e krimit”, uragan popullor në sheshin “Skënderbej”

Mijëra protestues po vbërshojnë drejt sheshi “Skënderbej”. Banderola me sloganin “Poshtë Pashallarët e Krimit”, risjell në vëmendje skandalin Xhafaj për shkak të episodit të njohur kur, gjatë pazarit për drogën, Agron Xhafajn e quajnë “Pasha”.
Banderola mban portretet e Edi Ramës dhe dy ministrave të tij të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri me nga një kryq të kuq mbi secilin portret.
Banderola është një nga simbolet kryesore të protestës së Partisë Demokratike, duke dhënë mesazhin e opozitës së shqiptarëve nuk u duhet një qeveri dhe një kryeministër në shërbim të krimit, i cili është kthyer në pengesën kryesore për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit te vendit ne Bashkimin Europian.
Protesta është thirrur nga opozita për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas publikimit të një audio përgjimi ku pretendohet se është i përfshirë edhe Agron Xhafaj, vëllai i ministrit.
I pyetur nga gazetarët nëse kishte ndonjë mesazh për qytetarët tha vetëm: Qetësi!
Në sheshin Skënderbej është shfaqur simbolika e parë e protestës.
Nga Ministria e Brendshme do të jetë marshimi drejt kryeministrisë ku do të mbajë fjalën vetëm kryetari i PD, Lulzim Basha.
Më pas do ndiqet itenerari i marshimit me simbolikë rrethimin e të gjithë institucioneve që ndodhen buzë bulevardit. Bulevardi dhe institucinet kryesore do të të jenë të rrethuara nga qytetarët.

banderola

Artikulli paraprakDrejtësia e kapur nga Rama, ja statuja që u ngrit sot në sheshin “Skënderbej”
Artikulli tjetërKryemadhi: Largimi i Ramës do t’i japë shpresë Shqipërisë!