Pozicionet e Fjetjes Ndikojnë tek Rrudhat dhe Lëkura

Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin por edhe për bukurinë.

Kur njeriu nuk fle mjaftueshëm ose siç duhet, pasqyra do të tregojë pasojat e frikshme që shpalosen në fytyrë.

Ekspertët dermatologë thonë se mënyra se si fle njeriu dhe aspekte të tjera të rutinës së gjumit lënë ndikim të fortë në lëkurë.

Fjetja Përmbys Ose Në Anë

Fjetja përmbys dhe në anë ka pasoja të këqija në trup dhe lëkurë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, fjetja përmbys shkakton jo vetëm dhimbje mesi por edhe rrudha në fytyrë.

Kjo ndodh sepse fytyra është në kontakt të drejtpërdrejtë me jastëkun, duke shkaktuar vijëzime të lëkurës.

Ata që flenë barkazi kanë më shumë rrudha në zonën e ballit të cilat nuk sheshohen dot.

Ata që flenë anash kanë rrudha të thella në atë anë të lëkurës si dhe vijëzime vertikale në mjekër dhe faqe.

Sipas ekspertëve, mënyra më e mirë e të fjeturit është me shpinë, një pozicion që e mbron lëkurën nga rrudhat dhe papastërtitë në kontakt me jastëkun.

Megjithatë, koka duhet të jetë paksa e ngritur sepse në të kundërt në mëngjes do të keni më shumë rrathë nën sy.

Mos Pastrimi I Lëkurës Nga Makiazhi

Gjatë ditës, lëkura e fytyrës rëndohet jo vetëm nga makiazhi por edhe shtresa të tëra ndotësish dhe bakteresh.

Ato mbyllin poret, përshpejtojnë plakjen, e thajnë dhe irritojnë lëkurën.

Mjaftojnë dy minuta në banjë për të larë fytyrën dhe mund ta mbroni atë.

Mungesa E Gjumit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nëse nuk flini 7-8 orë në ditë, atëherë pasojat do t’i vëreni menjëherë në lëkurë.

Gjumi është i domosdoshëm për prodhimin e kolagjenit, qarkullimin e gjakut dhe eliminimin e rrathëve të syve.

Alkoli

Pirja e alkolit përpara gjumit prish ciklet e tij.

E njëjta gjë vlen edhe për kafenë, çajin dhe pijet e gazuara.

Këto produkte prishin gjumin dhe paraqitjen tuaj të jashtme.

Larja E Çarçafëve Dhe Jastëkëve

Nëse njeriu fle 8 orë, 16 orë të tjera lëkura e tij akumulon papastërti dhe yndyrna.

Të gjitha këto mund të përfundojnë në çarçafë e jastëk.

Këto të fundit duhen larë të paktën një herë në javë për të parandaluar transferimin e baktereve në lëkurë.

Ekspertët rekomandojnë këllëfë me pëlhura cilësore, që nuk shkaktojnë rrudha në fytyrë.

Kremërat E Lëkurës

Vendosja e kremërave mbrojtës dhe ushqyes përpara gjumit është shumë e mirë për lëkurën.

Gjatë natës, lëkura rigjenerohet dhe ka nevojë për ushqim, ndaj mos harroni të aplikoni kremin kundër rrudhave, atë ushqyes apo edhe balsam për buzët./AgroWeb.org  

Artikulli paraprakKonteksti politik dhe historik i Kongresit të Lushnjës/ Emrat që ngelën në histori…
Artikulli tjetërVOA: Shqipëri, shqetësime për shkallën e dhunës ndaj grave dhe vajzave