Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Hetimor, të kryesuar nga kryetarja, Jorida Tabaku kanë shkuar sot në inceneratorin e Tiranës, atje ku përpunohen mbetjet urbane.
Në një diskutim me përfaqësues të këtij inceneratori Tabaku kërkoi nëse janë të pranishëm pronarët e kësaj kompanie, Klodjan Zoto apo Stela Gugallja, ndërsa me ironi theksoi se mos gjenden aty pasi janë në kërkim ndërkombëtar.
Tabaku: Paratë janë marrë nga 2018-ta deri në 2020 investitori nuk ka bërë asnjë investim
Përfaqësi i inceneratorëve: Jo ka bërë disa investime për të parandaluar krimet mjedisore.
Tabaku: Ministria e Financave që ka dhënë këtë kontratë thotë se duhej të ishte bërë investime 100% por që është bërë 30%.
Përfaqësi i inceneratorëve: Janë bërë investime.
Tabaku: Pse thotë Ministria e Financave që nuk zbatuar 100% investimet?
Përfaqësuesi i kompanisë: Po flisni si opozitë
Tabaku: Po flas me letra shteti, jo si opozitë. Ku ndodhen Stela Gugallja, Mërtiri?
Përfaqësuesi i kompanisë: Nuk i njoh
Tabaku: Unë thash se erdhëm që erdhëm, mos gjenim ndonjë kriminel këtu se janë në kërkim ndërkombëtar. Kam ardhur dhe herë të tjera këtu, dhe jam rrethuar me makina, sikur të isha kriminele, dhe në fakt grupi i strukturuar kriminal ishte këtu.
Përfaqësuesi i kompanisë: Jeni të lutur të shihni dhe jua tregojmë punën në incenerator
Tabaku: Sot arritëm në konkluzionin se këtu nuk kryhet incenerim. Siç tha dhe KLSH, mund të ketë kodra apo pemë, por procedura e koncensionarit nuk po bëhet. Puna nuk po kryhet. Djali po na kryen se këtu kryhet një proces, por fatkeqësisht kjo kontratë koncensionare sot për ne si komision hetimor, nuk po zbathet. Ajo që ndodhi në fier, po ndodh dhe në Tiranë, nuk ka incenerator. Nuk ka proces incenerimi.
Përfaqësuesi i kompanisë: Ne jemi brenda afateve të lejeve të ndërtimit
Tabaku: Ku është vendi ku do të vendosen impiantet?