Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi programin për ringritjen e arsimit shqiptar, duke siguruar kështu që partia që ai drejton do jetë pranë studentëve dhe të rinjve, duke premtuat se arsimi dhe universitetet do të jenë zëri më i fortë i i investimit nga qeveria e ardhshme.
“Programi ynë parasheh shpenzime për ringritjen e arsimit shqiptar. Që nga arsimi fillor e deri tek arsimi universitar dhe sidomos arsimin profesional. Qeveria e ardhshme shqiptare do të jetë në krah të të rinjve me një politik e cila përmblidhet me këto fjalë: paraja ndjek studentin, paraja ndjek të rinjtë. Çdo qindark që do të shpenzohet për arsimin do të ketë këtë parim: paraja ndjek studentin. Investimi numër një e qeverisë së ardhshme do të jetë e ardhmja, do të jenë të rinjtë, do të jenë studentët shqiptarë”, tha Basha.
Basha ishte sot në një takim me të rinjtë ku shpjegoi disa të mira dhe të këqija të përdorimit të IA, ndërsa nuk la pa përmendur largimin e të rinjve nga vendi, për shkak të ekonomisë së vendit.
“Inteligjenca artificiale vjen sot me të mirat e saj por dhe me kërcënime. Të mirat për ekonominë dhe të këqijat e saj për informacione të pavërteta dhe për të ndryshuar realitetin. Dhe këtu vijmë në një udhëkryq që ndodhet në Shqipëri, të autokracisë politike dhe ekonomike të vendit. Një rini që ka si qëllim largimin nga vendi, sjell të mira për këta njerëz dhe për pushtetin e tyre. U kam thënë bashkëpunëtorëve të mi, por dhe juve këtu, nuk ka qëllim më të madh për PD që ta kalojmë stafetën e zhvillimit ekonomik të vendit në duart e të rinjve”, tha Basha.