Prapaskena: Ja se si njerëzit e afërt të Ilir Metës u pasuruan nga tenderat e qeverisë Rama!

Nga Prapaskena.al

Daja i Petrit Vasilit, Rasim Hamzaraj dhe daja i Ilir Metës, Vladimir Metani, kanë përfituar mbi 70 milionë euro tenderë nga qeveria e Edi Ramës dhe degët e saj.

Rasim Hamzaraj, i njohur si daja i Petrit Vasilit, ishte bashkëpronar dhe administrator i kompanisë farmaceotike Megapharma, me nipt J61814028F, themeluar 30 vite më parë.

Deri në vitin 2018, Hamzaraj kontrollonte vetë kompaninë. Nga viti 2018 deri në janar 2024, e kontrolloi kompaninë përmes bashkëshortes Monika Hamzaraj, 54 vjeçe.

Ai ia shiti aksionet bashkëshortes për 60 mijë lekë. Ndërkaq, zonja Hamzaraj i shiti më pas këto aksione për 2.3 milionë euro.

Ka dyshime të forta se shitja e aksioneve në vitin 2018 ishte fiktive.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, Megapharma ka marrë 1200 tenderë në shëndetësi me vlerë mbi 45 milionë euro.

Megapharma e dajë Luçit, siç e thërret Vasili, është një nga kompanitë që ka përfituar më shumë tenderë në shëndetësi. Mbi 600 tenderë i ka marrë vetëm nga Ministria e Shëndetësisë dhe qindra të tjerë nga degët e saj.

Tenderët karakterizohen nga flamuri i kuq i korrupsionit. Një pjesë e administratës së shëndetësisë ka punuar vetëm për të kaluar paratë në llogaritë e çiftit Hamzaraj me tenderë me pazar në tavolinë dhe oferta fituese gati sa fondi limit.

Me paratë e korrupsionit me tenderë publikë, çifti Hamzaraj bënte dhe bën një jetë luksi, shëtitje nëpër botë, ndjekje të eventeve të modës, depërtim në rrethe VIP etj.

Teksa Rasimi tregohet i kujdesshëm për t’u mos ekspozuar, Monika nuk e fsheh luksin dhe shpenzimet marramendëse me paratë që kanë marrë në buxhetin e shtetit shqiptar, që nga veshjet firmato, aksesorë dhe udhëtime në vende ekzotike.

Vetë Vasili, përgjatë kohës që mbante postin e Ministrit të Shëndetësisë, 2009-2012, i ka dhënë tenderë kompanisë “Megapharma Shpk”, në pronësi të Rasim Hamzaraj, të cilin e njohin me pseudonimin Luçi. Dhe jo pak, por 13 milionë euro tenderë.

Partia Socialiste, kur ishte në opozitë, deklaronte se Vasili kishte lidhje të afërt gjaku me Hamzaraj, ai ishte djali i dajës së ministrit. Por, pasi erdhi në pushtet, PS i ka dhënë mbi 45 milionë euro kompanisë së dajës së Vasilit, para të cilat kanë shkuar për vila në rezidencat e oligarkëve dhe luks.

Daja i Metës, 25 milionë euro tenderë

Gjatë qeverisjes së Rilindjes, daja i Ilir Metës ka marrë tenderë publikë me vlerë rreth 25 milionë euro, plus miliarda lekë nënkontraktime.

Daja i Ilir Metës, Vladimir Metani, i cili ka mbledhur vota për LSI në Kamëz, i ka marrë paratë publike përmes kompanisë Desaret Company, me nipt K01816001J.

Kompania është themeluar që në vitin 1996 dhe besohet se ka marrë dhjetëra milionë euro para publike ndër vite, me ndikimin e Ilir Metës.

Metani herë ka dalë vetë si pronar, herë e ka kaluar kompaninë në emrin e shtetases Sofije Shani. Por, të dhënat tregojnë se kompania është themeluar dhe kontrollohet nga daja i Ilir Metës.

Nuk dihet nëse SPAK e ka hetuar këtë linjë korrupsioni të Ilir Metës në kuadër të kopsitjes së dosjes së tij të korrupsionit që nga viti 2002 deri kur la Presidencën./Prapaskena

Exit mobile version