Prapaskenat për korrigjimin e kufirit me Serbinë, Vuçiç-Thaçit: Mos trego… ja si reagon Presidenti slloven

Një moment skandaloz u ka ikur nga Konferenca “Perspektiva të reja për zgjerimin e BE-së” në Forumin Evropian në Alpbach, ku presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.
Në konferencën për media në fund të këtij forumi, Thaçi e pranoi haptas se është në favor të korrigjimit të kufirit me Serbinë. Ndërsa në këtë moment, Vuçiç i drejtohet Thaçit: “Mos trego asgjë”, shkruan “Bota sot”.
Deklarata skandaloze e Thaçit e ka vënë në siklet edhe presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, i cili duket i skuqur dhe nervoz nga deklarata skandaloze e presidenti të Kosovës.
E këtë video e ka komentuar edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili e ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook.
“Vuqiqi i ngazëllyer, sikur të fitonte loto, i jep urdhër edhe çka mos të folë Hashimi i cili eshtë i strukur, i frigesuar, dhe i dorëzuar. Pahori i i deshpruar, i çuditur me Hashimin besa edhe me neve, i cili pazarin me mijera kilometra katror e bën me lehtë se ne pazarin gjithçka 1 euro”, ka shkruar Avdyli në shensimin e tij.
Për më shumë shikojeni videon e shprendarë

PSE I THA VUÇIÇ THAÇIT "MOS TREGO ASGJË"?

PSE I THA VUÇIÇ THAÇIT "MOS TREGO ASGJË"?Shikoni reagimet e Vuçiç dhe Thaçit.. por sdms të kryeministrit slloven të skandalizuar!!!

Gepostet von AntiSoros TV am Mittwoch, 29. August 2018

Artikulli paraprakShqipëria e fundit në rajon edhe për investimet në fabrika (Tabela)
Artikulli tjetërThaçi bindet pas presionit politik, Haradinaj: Nuk do të diskutohet shkëmbimi i territoreve në Bruksel