Prapaskenat/ Rithemelimi fal dy koncesione! Dializa dhe laboratorët që kushtojnë 28 milionë euro në vit u hoqën nga objekti i hetimit

Hetimi parlamentar për kontratat koncesionare në fushën e shëndetësisë ka falur që në fillim dy koncesione miliona euroshe.

Në një kohë që në kërkesën e parë të dorëzuar në Kuvend, parashikohej hetimi i katër koncesioneve në shëndetësi, në kërkesën që Rithemelimi ka paraqitur pas marrëveshjes me socialistët, janë përjashtuar nga hetimi parlamentar dy koncesione, ai i shërbimit të dializës, i cili po i kushton shqiptarëve 9 milionë euro në vit dhe koncesioni i laboratorëve që thith 19 milionë euro në vit nga taksat e shqiptareve.

Dy koncesionet që janë përzgjedhur nga Rithemelimi për t/u hetuar janë ai i check up dhe sterilizimi, dosja e të cilit është mbyllur nga SPAK dhe i ka kaluar gjykatës me disa të pandehur, përfshirë dhe ish-ministrin e shëndetësisë, Ilir Beqaj. Nuk është ende e qartë pse Rithemelimi i ka përjashtuar këto dy koncesione nga hetimi në një kohë që ishin përfshirë në kërkesën e paraqitur disa muaj më parë.

Artikulli paraprakBllokimi i llogarive nga Belgjika për llogari të Francesco Becchettit, Qeveria mbyll Albcontrol. Pikëpyetjet pas vendimit
Artikulli tjetërAleancë për Shqipërinë përballë marrëveshjes së 2008-ës!