Gazetari Basir Çollaku, i cili intervistoi nënkomisarin Emiljano Nuhun, i cili denoncoi se Rexhep Rrahja, djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja, e kishte kërcënuar atë me armë në zyrën e tij tregon prapaskenat e kërcënimit. Ai shprehet se, e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të denoncimit të bërë nga 25-vjeçarja Xhisiela Maloku, e cila akuzonte djalin e deputetit Rrahja për dhunim.
Sipas gazetarit Çollaku, Kryeministri ka të zgjedhur të tij të përfshirë në krim, ndërsa hodhi akuza ndaj qeverisë për përdorim të të dëmtuarës.
“Ajo që po ndodh nën regjinë e kësaj qeverie, që herë e merr të dëmtuarën dhe e çon në një vend e herë në një vend tjetër.
Më datë 20 shkon vajza për denoncim, por të afërmit e deputetit Rrahja, nuk lejojnë vajzën që të dëshmojë. Të nesërmen vjen në komisariatin nr. 3 në Tiranë”, tha Çollaku.
Më tej ai tregoi edhe sesi u kërcënua nënkomisari me armë pasi ky i fundit njoftoi djalin e deputetit të merrte avokatin se do të arrestohej.
“Nënkomisari njofton djalin e deputetit që të marrë avokatin se do të arrestohet pas dëshmisë së vajzës. Pas kësaj më 21 korrik vijnë persona politikë, miq të Rrahjas në komisariat, e më pas ndodh kërcënimi i nënkomisarit Nuhu me armë”, tha Çollaku.
Siças Çollakut, “po më këtë datë, çështja shkon tek nënkomisari tjetër, Gentian Çitozi, ndërsa e kanë bindur të dëmtuarën nëpërmjet dhunës që të tërheqë padinë.
Është krejt e qartë që është ushtruar dhunë, ajo shkon në SHÇBA e kallëzon atë që i ka ndodhur, e cila këshillohet që të mos meret me këto gjëra, se do të dalë e humbur”.
Sipas Çollakut, më 22 korrik çështja i kalon çështja nënkomisar Nuhut. Më 30 thërret sërish të dëmtuarën, për ta marrë në pyetje, por pas kësaj të afërmit e z. Rrahja, e marrin sërish në telefon nënkomisar Nuhun dhe e kërcënojnë.
Duke u ndalur tek mungesa e pamjeve të pranisë së poltikanëve në komisariat dhe kërcënimit të nënkomisar Nuhut, tha se pamje ka nëse do prkuroria që ta zbardhë çështjen.
“Thonë se nuk ka pamje të kërcënimit të nënkomisarit, apo të pranisë së politikanëve në komisariat, por realiteti është se pamje ka, por mund të jenë fshirë. Por edhe nëse janë fshirë mjafton që të ekzistojë dëshira e mirë dhe fare lehtë mund të rikthehen të gjitha materialet e fshira në server”, tha Çollaku.
Çollaku u ndal edhe tek sulmi i ndërmarrë nga Kryeministri e anëtarë të tjerë të qeverisë si dhe medias pranë oborrit të tij, ndërsa tha se kryeministri Rama ka ngritur të gjithë strukturat në këmbë për të sulmuar dhe nxjerrë të paligjshëm nënkomisar Nuhun, e kjo ndodh për një arsye.
“Dijenia lidhur me shumë ngjarje kriminale e banda kriminale, është ajo që e bën kryeministrin të mos lejojë zbardhjen e ngjarjes. Së dyti është vijimi i denoncimit, pjesa e dytë, lidhur me emërimet në polici të kriminelëve. Prandaj i gjithë presioni është që të nxjerrim nënkomisarin të paligjshëm, e për këtë ka ngritur në këmbë të gjithë strukturat e shtetit. Kjo është një përdorje e shëmtuar”, tha ndër të tjera Çollaku.
Çollaku ngriti akuza ndërsa tha se tashmë që ngjarja është marrë në dorë nga “partia” nuk ka më një hetim, por një çhetim të kësaj çështje. Sipas tij, kjo është një sheqerosje nga ana e policisë. Persona përgjegjës në 4 komisariatatet që nuk e kanë pranuar dëshminë, duhet të merren nën hetim.
Duke ngritur pikëpyetje mbi marrjen në mbrojtje të Xhisiela Malokut, Çollaku tha: “Uroj të jetë mbrojtje. Por unë them se e kanë marrë në mbikëqyrje për t’i bërë testet nga partia. Unë uraj të jetë mbrojtje, është jeta e njeriut”, ndrësa shtoi se dosja po shkërmoqet.