Preç Zogaj fiton Çmimin Special “Kadare” për përmbledhjen e tij poetike “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”

“Kaluan 10 vjet… jemi këtu. Uroj që ky çmim të vazhdojë dhe të mos ndërpritet asnjëherë”. E emocionuan jo pak këto fjalë zonjën Helena Kadare gjatë ceremonisë së festimit të 10 vjetorit të Çmimit Letrar Kadare, përvjetor i cili vjen në mungesë të shkrimtarit.
Në një mbrëmje të veçantë mes miqsh, bashkëpunëtorësh, autorësh e personalitete të krijimtarisë, u rikujtuan bisedat e para të themelimit të këtij çmimi që ka si synim mbështetjen e autorëve të rinj dhe gjuhës shqipe, por edhe impakti dhe tradita që ai po krijon me vitet. Kjo dëshmi u finalizua me botimin “Albumi i
Çmimit Kadare”, i cili u promovua në këtë vit jubilar.
Mbrëmja u kurorëzua me një Çmim Special Kadare që shkoi për publicistin, shkrimtarin dhe poetin Preç Zogaj dhe përmbledhjen e tij poetike “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”. Nuk munguan momentet muzikore nga kantautori Gjergj Leka, këngëtarja Liljana Kondakçi dhe studentet e talentuara të UET Band.

Artikulli paraprakBerisha “non grata” u shpall nga Administrata e Trump, asnjë shans që t’i hiqet
Artikulli tjetërShqiptarët ikin! Të huajt për punë në Vlorë, mbi 2000 aplikime gjatë këtij viti