Preç Zogaj sulmon paktin Berisha-Rama: Nga viti 2008 këtu votohet vetëm “autobusi” i partisë

Për analistin Preç Zogaj, pakti Berisha-Rama i vitit 2008, për të ndryshuar ligjin elektoral nga mazhoritar në proporcional rajonal ka degraduar parlamentin dhe përfaqësimin e popullit në Kuvendin e Shqipërisë.

Zogaj deklaroi se këtu nuk e merr vesh më kurrë se kush votohet dhe mbi 3/4 e deputetëve nuk janë votuar kurrë që nga vitit 2008.

“E gjithë historia e ligjeve elektorale ka ardhur në regres. Në 2008-ën kryetarët votuan që populli tëe mos votonte për deputetët. A ka ndonjë zonë elektorale që i njeh deputetët?

Ata njihen kur votohen ballë për ballë, mban kontakt me elektoratin, ngre zërin në parlament.

Këtu nuk e merr vesh më kurrë se kush votohet. Mëse 3/4 e deputetëve nuk janë votuar kurrë që nga vitit 2008. Ata janë në autobusin e partisë që i shohin ata që janë jashtë, por ata që janë jashtë nuk i shohin ata që janë brenda dhe votohet vetëm autobusi. Ku ishte ligji absurd proporcional rajonal që prodhoi në Shqipëri gjithë këtë produkt negativ që çoi në degradimin viti pas viti. Sistemi mazhoritar nuk të lejon ty që të kandidosh një idiot sepse do të ndeshet me kundërshtarin. Sistemi mazhoritar bën filtrim përmes votës popullore”- tha Zogaj.

Exit mobile version