Eksperti i ekonomisë Zef Preçi, tryezën e organizuar këtë të martë për të kundërshtuar ligjin për zonat e mbrojtura i cili e ka marrë tashmë dritën jeshile në Kuvend, thotë se vjen pasi konsultimi për këtë ligj ka qenë i pjesshëm.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, Preçi deklaroi se pas miratimit të këtij ligji duhet të flasim për zona të pambrojtura.
Ai tha se ky ligj u propozua nga 12 deputetë dhe vjen nga kërkesa e disa bashkive që kërkojnë të administrojnë zonat, pa kaluar në një procedurë të mirëfilltë.
Votimi në parlament nuk u bë sipas propozimit të bërë nga deputetët, por sipas analizës që bëri qeveria.
Pranohet gjerësisht se procedura e konsultimit publik përtej përmbajtjes nuk është ndjekur. Janë një sërë elementësh që ngrenë pasoja të mëdha.
Nëse flasim për interesat që fshihen pas këtij ligji do duket shpejt se kanë lënë një vit kohë për të rishikuar kuadrin ligjor.
Nuk është çështje emrash pasi do jenë publike sa po të merren vesh.
Do ketë një akt ligjor ku do të listohen. Oligarkët dhe krimi i organizuar kërkojnë hapësira për investim.
Duhet pranuar që përmes copëtimit të zonave të mbrojtura, justifikohen disa veprime që janë ndërmarrë deri sot.
Po nxitohet në zbatimin e ligjit pa u botuar në Fletoren Zyrtare.
Nga pikëpamja formale ligji nuk ka model, flitet për konventa ndërkombëtare, por nuk ka ndonjë princip të tyre.
Qeveria ndodhet në presion nga oligarkët dhe krimi. Ky ligj meriton të rishikohet, për shkak të përgjegjësisë që kemi ndaj brezave që vijnë.
Presidenti duhet të ushtronte të drejtën e vetos dhe ta kthente për rishqyrtim në Kuvend.
Shpresoj që ky presion duhet të vazhdojë dhe ne duhet të ndihmojmë qeverinë në mënyrë që të mbrohen interesat publike.
Është i mirëpritur çdo kontribut i institucioneve ndërkombëtare.
Rruga institucionale është një takim informues i mbështetur dhe nga deputetët te Presidenti, nuk përjashtohet mundësia e protestës qytetare, duke shmangur patronazhimin dhe dërgimi në Kushtetuese, përfshirë dhe mbështetjen e Avokatit të Popullit.
Nuk ka ndonjë datë të përcaktuar për protestat, por po shihet mundësia që të mbështetet në aktorë të shoqërisë civile që të ushtrohet ndikimi qytetar sa i takon këtij ligji.