Prefekti, drejtori i spitalit dhe i pyjeve në fushatë për PS-në

Ish-Kryeministri Berisha denoncon të tjerë zyrtarë të administratës për pjesëmarrje në fushatën elektorale të Partisë Socialiste. Në një postim në Facebook, Berisha denoncon drejtuesit e administratës në Librazhd, duke nisur nga prefekti, tek drejtori i Spitalit Librazhd dhe drejtori i pyjeve të Qarkut të Elbasanit. Duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, ish-Kryeministri thotë se zyrtarët kanë shkelur ligjin elektoral.
“Qytetari dixhital denoncon shkeljen e rëndë të ligjit elektoral nga prefekti i Librazhdit, drejtori i Spitalit të Librazhdit dhe drejtori i Pyjeve të Qarkut të Elbasanit. Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e tij”, shkruan Berisha.
“Denoncim për drejtuesit kryesorë të administratës shtetërore Librazhd që kanë shkelur udhëzimin e Kryeministrit ku brenda orarit zyrtar kanë shoqëruar kandidatin për deputet të PS, Enver Shkurti në takime elektorale.
Emrat; Prefekti Librazhd, Enver Koçi, drejtori i Spitalit Librazhd, Bledi Hima dhe drejtori i Pyjeve të Qarkut Elbasan, Fatmir Brazhda”, shkruan qytetari nga Librazhdi.
Po ditën e djeshme ish-Kryeministri Berisha denonoi një tjetër rast të zyrtarëve të lartë të administratës publike që bëjnë fushatë për PS në orarin e punës. “Drejtori Rajonal i OSHEE në Mat aktiv në fushatën elektorale të PS!”, shkruante Berisha në Facebook, duke publikuar mesazhin e qytetarit.
“Ky është drejtori rajonal i OSHEE Mat dhe njëkohësisht koordinator politik i PS për Bashkinë Burrel dhe Klos. Aktiv në çdo aktivitet të PS gjatë orarit të punës dhe duke vënë në dispozicion edhe administratën në shërbim të saj. Person me rekorde kriminale. Më vitin 1998 është dënuar për plagosje të rëndë me dashje në bashkëpunim, pjesë e bandave më famëkeqe në Mat. Dëftesën e shkollës së mesme e ka marrë në fshatin Ulëz të rrethit Mat. Të shkuarën e tij kriminale e fakton më së miri, pasi u propozua nga Rama për deputet dhe pas verifikimeve Prokuroria e ktheu mbrapsht. Kjo nuk është Shqipëria që duam. Respekte për ju zoti Berisha”, shkruan qytetari.

Artikulli paraprakMediu: Votë për PD
Artikulli tjetërJa si Mimi përdor automjetet e ushtrisë për fushatën e PS-së