Prefekti i Kukësit ndan para në këmbim të votës

Prefekti i Kukësit, Liman Morina i ka ofruar para një qytetari në këmbim të votës. Denoncimi është bërë nga një qytetar nga Kukësi, i cili e ka inçizuar prefektin ku i ka ofruar para në këmbim të votës për Partinë Socialiste. Prefekti është kallëzuar në Prokurorinë e rrethit Kukës, pasi dyshohet se ka konsumuar në zyrën e tij, veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shitblerjes së votës. Qytetari që e ka kallzuar ka deklaruar përpara organit të Prokurorisë dhe Policisë së Qarkut Kukës se ka një inçizim të prefektit Morina, duke i ofruar para dhe udhëzuar për votimin. Materiali është marrë në dorëzim nga Oficeri i Policisë Gjyqësore.
Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, i ka kërkuar autoriteteve vendore të Policisë së Qarkut Kukës të zbardhin rastin me shpejtësi, të ndalojnë të gjitha personat e përfshirë në këtë rast flagrant të shpërdorimit të detyrës, si dhe në vijim të bashkëpunojnë ngushtësisht me Prokurorinë e Rrethit Kukës. Gjithashtu, ministri Dritan Demiraj i ka propozuar Këshillit të Ministrave pezullimin nga detyra të prefektit të Qarkut Kukës, Liman Morina deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version