Prej dy vitesh nxënësit në fshatin Nikël zhvillojnë procesin mësimor në Fushë Krujë/ Deputetja Andia Ulliri në mbështetje të komunitetit

Deputetja e PD, Andia Ulliri, në çdo rast është bërë mbështetje e komunitetit të zonës ku ajo i përfaqëson në Parlamentin shqiptar me shumë vëmendje dhe përkushtim për këtë kominitet të zonës së Fushë Krujës.

Ndonëse kreu i bashkisë Krujë premtoi rikonstruksionin e shkollës së fshatit Nikël, e cila u rrafshua me shumë se dy vite më parë me qëllim rikonstruksionin e plotë të saj, asgjë nuk është lëvizur duke lënë 445 nxënës nga ky fshat të udhëtojnë me mjete transporti deri në Fushë Krujë.

Nga dita e djeshme nxënësit dhe prindërit kanë pretestuat pranë ish-shkollës së dëmtuar me qëllim sensibilizimin e qeverisë dhe pushtetit vendor të mbajnë prrmtimin.

Në protestën e sotme është bashkuar edhe deputetja e zonës Andia Ulliri, e cila ka treguar neglizhencën e autoriteteve vendore dhe qendrore dhe është shprehur në mbështetje të komunitetit të zonës.

IMG 20240206 WA0020

IMG 20240206 WA0019

IMG 20240206 WA0018

IMG 20240206 WA0016 1

Artikulli paraprakShtohen pretendentët për Ernest Muçin, përfundon në “lupën” e gjigantëve turq
Artikulli tjetër“Rama është bërë pishman si dreqi për drejtësinë e re”- Basha: Tani që hetimet e SPAK po rrëzojnë njeri pas tjetrit, i janë turrur për ta sulmuar! PD e ka zgjidhur këtë dilemë…