Prel Dedaj: “Politika është kthyer në një kënetë. Lezha ka nevojë për ndryshim të vërtetë.”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun e Lezhës, Prel Dedaj, ka reaguar ndaj gjendjes aktuale politike në vend. Në një deklaratë të publikuar sot, Dedaj shprehet se politika shqiptare është zhytur në një “kënetë”, ku sundojnë interesat personale dhe pazaret e vjetra.

“Politika aktuale është kthyer në një kënetë, ku zvarriten interesat personale dhe pazaret e vjetra. Sot, qytetarët janë më të zhgënjyer se kurrë. Edhe zyrtarë të Partisë së Punës – që dikur ishin pjesë e sistemit – sot nuk e njohin më këtë realitet të kalbur që është ndërtuar mbi padrejtësinë dhe korrupsionin,” shprehet Dedaj.

Ai thekson se ka zgjedhur të mos bëhet pjesë e këtij sistemi të degraduar, duke u angazhuar për një politikë të ndershme, transparente dhe të frymëzuar nga vlerat perëndimore. “Si kandidat i Koalicionit Euroatlantik për Qarkun Lezhë, angazhimi im është i qartë: të kthejmë shpresën dhe dinjitetin në politikë, me një vizion perëndimor, të ndershëm dhe të drejtpërdrejtë,” shton ai.

Dedaj thekson se ndryshimi nuk vjen vetvetiu, por përmes bashkimit dhe guximit qytetar. “Ndryshimi nuk vjen vetë. Ai vjen kur ne ngrihemi bashkë, me zë të fortë dhe vullnet të palëkundur. Lezhës i duhet përfaqësim i ri, me kurajo për të thënë të vërtetën dhe për të çuar përpara interesin e qytetarëve – jo të klaneve.”

Me këtë mesazh, Dedaj synon të pozicionohet si zëri i ndryshimit në një qark ku qytetarët kanë humbur besimin ndaj politikës tradicionale.

Postim i plotë nga Prel Dedaj në rrjetet sociale:

Politika aktuale është kthyer në një kënetë, ku zvarriten interesat personale dhe pazaret e vjetra.

Sot, qytetarët janë më të zhgënjyer se kurrë. Edhe zyrtarë të Partisë së Punës – që dikur ishin pjesë e sistemit – sot nuk e njohin më këtë realitet të kalbur që është ndërtuar mbi padrejtësinë dhe korrupsionin.

Unë kam zgjedhur të mos bëhem pjesë e kësaj kënete. Si kandidat i Koalicionit Euroatlantik për Qarkun Lezhë, angazhimi im është i qartë: të kthejmë shpresën dhe dinjitetin në politikë, me një vizion perëndimor, të ndershëm dhe të drejtpërdrejtë.

Ndryshimi nuk vjen vetë. Ai vjen kur ne ngrihemi bashkë, me zë të fortë dhe vullnet të palëkundur. Lezhës i duhet përfaqësim i ri, me kurajo për të thënë të vërtetën dhe për të çuar përpara interesin e qytetarëve – jo të klaneve.

#KoalicioniEuroatlantik #LezhaQëDuam #NdryshimiFillonTani

Artikulli paraprakGjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar bëjnë thirrje për rifillim të menjëhershëm të shpërndarjes së ndihmës në Gaza
Artikulli tjetërEndri Hasa nga Elbasani: “Thirrje për qytetarët që besojnë te Shqipëria – mjaft me 7×7=313!”