Julian Brandt refuzon për disatën herë Liverpoolin. Talenti gjerman i Bayer Leverkusenit i ka thënë jo një tjetër oferte të klubit nga Anfield Road. Jurgen Klopp e dëshiron me çdo kusht në skuadrën e tij 21-vjeçarin nga Bremen, por mesa duket Brandt nuk ka në planet e tij të afërta një transferim të mundshëm në Anfield Road. Në sezonin e fundit, talenti i përfaqësueses gjermane koleksionoi në total 40 paraqitje me Aspirinat teksa arriti të shënonte 4 gola ndërsa e ndihmoi Leverkusenin edhe me 11 asiste.
Frank De Boer rinis gjithçka nga Anglia. Holandezi u zyrtarizua si trajneri i ri i Crystal Palace skuadrën tek e cila mori vendin e të larguarit Sam Allardyce. Emri i De Boer u përfol edhe për të marrë drejtimin e Southampton-it, por me shenjtorët që zgjodhën Mauricio Pellegrinon, ish-tekniku i Interit zgjodhi klubin londinez për të vazhduar karrierën. Me Crystal Palace, Frank De Boer ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare.
West Ham kërkon të bëjë pazar te Arsenali. Cekanët kanë vendosur nën shenjëstër dy lojtarë të topçinjve të Londrës. Bëhet fjalë për dy sulmuesit, francezin Oliver Giroud dhe anglezin Theo Walcott. Trajneri Slaven Bilic i pëlqen shumë të dy lojtarët dhe drejtuesit e West Ham-it për të bindur Arsenalin të lejojë largimin e tyre kanë gati 20 milionë Paund për francezin Giroud dhe 30 milionë Puand për Walcott.
Dëmtimi i Eden Hazard, i cili do të mungojë për 3 muaj ka vënë në lëvizje Chelsea-in për të kërkuar një sulmues krahu. Me kërkesë të trajnerit Antonio Conte, Blutë e Londrës janë hedhur në sulm për të firmosur me Vitolon. Chelsea ka gati 35 milionë Paund për të marrë nga Sevilla shërbimet e 27- vjeçarit të kombëtares spanjolle.