Manchester City rrezikon një gjobë të majme nga UEFA dhe shkak për këtë është bërë ish- mesfushori Samir Nasri, aktualisht pjesë e Sevillas. Francezi ka thyer rregulloren për kontrollet antidoping në periudhën kur luante për “Citizens” dhe UEFA ka nisur nje hetim për këtë çështje. Në rast se, mesfushori shpallet fajtor, atëherë Manchester City mund të gjobitet me rreth 16 milione euro.
Arsenali ka marrë një “jo” të qartë si përgjigje nga Monaco për talentin Thomas Lemar. “Topçinjtë” ofruan 30 milionë paund për të shkëputur nga skuadra e principatës sulmuesin, por pronarët rusë të Monaco nuk kanë pranuar ta shesin lojtarin. Lemar konsiderohet si pasuesi i Alexis Sanchesz në radhët e “Topçinjve”.
Bournemouth është shumë pranë goditjes së madhe në merkaton e verës. Klubi ka gati një kontratë afatgjatë për sulmuesin e Sunderland, Jermain Defoe. Kontaktet kanë nisur dhe nëse Defoe pranon të nënshkruajë, ai do të përfitojë rreth 20 mln paund për tre sezone.
Tottenham shpreson që të luajë në stadiumin e ri, duke filluar që nga sezoni 2018-2019. Klubi shprehet optimist me ecurinë e punimeve në kompleksin me kapacitet 61559 vende. Pas javës së gjashtë të punimeve, inxhinierët kanë shprehur bindjen se punimet do të përfundojnë në afatin e paracaktuar dhe Tottenham do të rikthehet në shtëpi pas dy sezoneve.