Premier League

20% rritjes të pagës, është ky propozimi më i fundit që u kanë bërë drejtuesit e Arsenalit dy yjeve të skuadrës së tyre për të rinovuar kontratat respektive. Megjithatë, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil nuk janë ende të bindur për të rinovuar marrëveshjet që u skadojnë në verën e vitit 2018-të, sepse nga kontratat e reja kërkojnë të përfitojnë plot 300 mijë paund në javë. Në propozimin e topçinjve të Londrës është përfshirë edhe një klauzolë që në rast të rikthimit të Arsenalit në Champions League, pagat e Ozil dhe Sanchez do të rriten gradualisht.
Tottenhami e kërkon me ngulm madje i ka ofruar Sportingut të Lisbonës, 30 milionë euro për kartonin e tij, por Adrien Silva aktualisht është i përqendruar te kombëtarja portugeze. Në një intervistë mesfushori luzitan ka evituar çdo koment për një kalim të mundshëm të tij te Spurs-at në këtë merkato. Vitin e kaluar, Adrien Silva ishte pranë transferimit te Leicester City, ndërsa tashmë e ardhmja e tij është e lidhur ngushtë me Tottenham-in.
Për Kalechi Iheanachon po lëvizin shumë skuadra. Sulmuesi i talentuar nigerian do të largohet nga Manchester City dhe sëfundmi garës së gjatë të skuadrave që dëshirojnë të firmosin me të u është shtuar edhe Swansea. Por drejtuesit e Citiziens u kanë bërë të qartë të gjitha ekipeve të interesuara që kërkojnë minimalisht, 25 milionë euro për kartonin e futbollistit.

Exit mobile version