Premtimi i Bashës në Kombinat: Qytetarëve do t’u ndërtohen shtëpitë aty ku i kanë patur me ekspertët më të mirë!

• Basha: Rindërtimi është kthyer në një skemë abuzimi, vjedhje dhe shpërdorimi. Kjo është arsyeja kryesore dhe arsyeja e vetme pse njerëzit po vuajnë. Se këta edhe rindërtimin e kanë parë si një mundësi për të vjedhur njerëzit. Si një mundësi për të mbush xhepat e tyre.

• Basha: Unë ju garantoj që qeverisja e ardhshme do të ketë ekspertë që do të përshpejtojnë dhe do t’i japin fund procesit të zvarritur të të gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti sipas kërkesave të tyre, jo sipas planeve të oligarkëve dhe të hajdutëve

• Basha: 25 prilli është një ditë ndryshimi për të gjithë dhe është një ditë fitoreje edhe për familjet e goditura nga tërmeti. Ne do të bëjmë procesin transparent, do ta përshpejtojmë. Ne do t’i japim fund kalvarit tuaj të vuajtjeve

• Basha: Sa herë vijnë zgjedhjet premtojnë, asnjëherë nuk i kanë mbajtur premtimet. E nisëm bisedën dhe ju përmenda. Premtoi 300 mijë vende pune, çoi 300 mijë e kusure shqiptarë në azil. Premtoi shëndetësi falas, po e shikoni, tani që erdhi pandemia i kanë dalë petët lakrorit

• Basha: Me mua s’ka premtime. Ne kemi dy vjet që punojmë për një plan. Dy vjet kemi që punojmë për këtë plan me ekspertët më të mirë shqiptarë dhe të huaj që na mbështesin. Nuk ka premtime. Këto janë angazhime, janë pjesë të një plani

• Basha: Kemi bërë një plan shumë të mirë bashkë me ju. Tani duam që të gjithë bashkë në 25 prill t’i japim fund kësaj. Dhe për këtë forca më e madhe është rinia. Rinia studentore në veçanti. Ju mos e humbisni shpresën. Shqipëria është e fortë. Studentët shqiptarë janë të shkëlqyeshëm. Ju ka munguar një qeveri në krahun tuaj.

• Basha: Synimi ynë kryesor është të krijojmë 110 mijë vende pune të mirë-paguara të cilat pastaj, sigurisht, do të kenë ndikim edhe te konsumi. Kur s’ke punë, s’ke rrogë mos prit që të vijë njeri te të blejë. 25 Prilli është dita e ndryshimit.

NJOFTIMI PËR TAKIMET E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME QYTETARË E BIZNESE NË KOMBINAT, TIRANË

Takimet me qytetarët dhe bizneset, kryetari i PD, Lulzim Basha, i vazhdoi në Njësinë 6 në Tiranë.

Qytetarë të shumtë e ndalën shefin e opozitës në rrugë duke ngritur problematika të shumta nga kriza e thellë social-ekonomike, deri tek procesi i rindërtimit nga tërmeti.

Pikërisht për këtë proces, Basha i dha garanci qytetarëve se pas 25 prillit, si kryeministër i vendit do ta përmbyllë rindlttimin e do ti japë fund vuajtjeve të familjeve që kanë humbur banesat e tyre.

“Rindërtimi është kthyer në një skemë abuzimi, vjedhje dhe shpërdorimi. Kjo është arsyeja kryesore dhe arsyeja e vetme pse njerëzit po vuajnë. Se këta edhe rindërtimin e kanë parë si një mundësi për të vjedhur njerëzit. Si një mundësi për të mbush xhepat e tyre. Unë ju garantoj që qeverisja e ardhshme do të ketë ekspertë që do të përshpejtojnë dhe do t’i japin fund procesit të zvarritur të të gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti sipas kërkesave të tyre, jo sipas planeve të oligarkëve dhe të hajdutëve. Prandaj 25 prilli është një ditë ndryshimi për të gjithë dhe është një ditë fitoreje edhe për familjet e goditura nga tërmeti. Ne do të bëjmë procesin transparent, do ta përshpejtojmë. Ne do t’i japim fund kalvarit tuaj të vuajtjeve”, tha Basha gjatë bisedës me qytetarë të shumtë që kishin dalë rrugëve për ta takuar.

Kreu i PD tha se, ndryshe nga Rama ai nuk premton për fushatë, por vjen me një plan angazhimesh konkrete për ti realizuar pas 25 prillit.

“Kanë 8 vjet në pushtet. Sa herë vijnë zgjedhjet premtojnë, asnjëherë nuk i kanë mbajtur premtimet. E nisëm bisedën dhe ju përmenda. Premtoi 300 mijë vende pune, çoi 300 mijë e kusure shqiptarë në azil. Premtoi shëndetësi falas, po e shikoni, tani që erdhi pandemia i kanë dalë petët lakrorit por ju e dini 8 vite me radhë sa keq ka qenë shëndetësia se lekët e shëndetësisë i ka marrë dhe ja ka dhënë një grushti oligarkësh. Premtoi legalizime falas, të njëjtën gjë premtoi edhe me tërmetin, të njëjtën gjë premtoi edhe me pandeminë edhe në kohën e pandemisë me tendera sekretë vodhi lekët e shqiptarëve në vend që t’ju jepte ndihmë. Kur vjen koha e zgjedhjeve hap thesin e premtimeve boshe. Me mua s’ka premtime. Më fal. Me mua s’ka premtime. Ne kemi dy vjet që punojmë për një plan. Dy vjet kemi që punojmë për këtë plan me ekspertët më të mirë shqiptarë dhe të huaj që na mbështesin. Nuk ka premtime. Këto janë angazhime, janë pjesë të një plani”, tha Basha.

Gjatë ecjeve në Kombinat, Basha u takua me shumë të rinj me të cilët ndau planin e tij për rininë dhe arsimin e tyre.

“E kemi dëgjuar zërin tuaj. Kemi bërë një plan shumë të mirë bashkë me ju. Tani duam që të gjithë bashkë në 25 prill t’i japim fund kësaj. Dhe për këtë forca më e madhe është rinia. Rinia studentore në veçanti. Ju mos e humbisni shpresën. Shqipëria është e fortë.

Studentët shqiptarë janë të shkëlqyeshëm. Ju ka munguar një qeveri në krahun tuaj. Keni pasur një qeveri që ju ka luftuar. Në 25 prill të bëhemi të gjithë bashkë për një qeveri në krahun tuaj dhe ju garantoj që do ta ndieni ndryshimin. Do ta ndieni me tarifat, se të gjithë studentët që vijnë nga familje që kanë të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë 100% subvencion tarifave”.

Gjatë bisedave me qytetarë e bizinese, Basha tha se shqiptarët duhet të durojnë edhe pas ditë, pas 25 prilli po vjen dhe kjo do të jetë dita e ndryshimit.

Lulzim Basha: Atë planin që shpalosëm në shtator që çdo biznes i vogël të merrte 1 mijë euro çek e shpalosëm jo se do ju shpëtonte ju ajo por të paktën të mbanit kokën mbi ujë.

Qytetari: Po.

Lulzim Basha: Këta i morën ato para dhe ua dhanë një grushti oligarkësh. Kjo është diferenca midis qeverisë që keni dhe qeverisë që do keni mbas 25 Prillit

Qytetari: Ishalla.

Lulzim Basha: Këta lekët e taksave i marrin dhe ia japin 5 vetëve, lekët e taksave tuaja, ne biznesin e vogël e konsiderojmë shtyllën e ekonomisë

Qytetari: Normal.

Lulzim Basha: Kjo nuk do bëjë mrekulli por të paktën do stabilizojë gjendjen

Qytetari: Po që të ketë punë, që të shkojë zinxhir.

Lulzim Basha: Zinxhiri i ekonomisë. Ndaj synimi ynë kryesor është të krijojmë 110 mijë vende pune të mirë-paguara të cilat pastaj, sigurisht, do të kenë ndikim edhe te konsumi. Kur s’ke punë, s’ke rrogë mos prit që të vijë njeri te dyqani i mishit dhe të blejë mish

Qytetari: Po, po s’pate lekë nuk shkon leku zinxhir.

Lulzim Basha: Sigurisht. Por mos u mërzisni se ju shoh të mërzitur. Mos u dorëzoni.

Qytetari: Jo, jo nuk dorëzohemi ne.

Lulzim Basha: 25 Prilli është dita e ndryshimit. është dita e ndryshimit!

Basha

5 3

1 14

Artikulli paraprakPD: Shqipëria dështoi sepse u mor peng nga Rama! Ne së bashku do të sjellim ndryshimin më 25 prill
Artikulli tjetërNajada Çomo pranon ftesën e Ramës për deputete, shpërthen rrjeti me meme