Prençi: Basha është çliruar nga “plaku Mere” dhe po tregon veten si një europian i pavarur

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Shemsi Prençi, në një intervistë në A2 CNN komentoi replikat mes Lulzim Bashës dhe kryeministrit Rama. Prençi theksoi se Basha ka dalë nga “kthetrat e plakut Mere” (Sali Berishës) dhe tani po tregon identitetin e tij të vërtetë si një dibran i shkolluar në Europë, i çliruar nga ndikimet e babait politik.

Ai shtoi se Basha tani është duke luajtur një rol politik të pavarur, pasi deri më tani është diskredituar nga Rama dhe Berisha.

“Absolutisht në mënyrë kategorike Lulzim Basha është çliruar nga kthetrat e plakut Mere dhe tashmë ai ka dalë në origjinën e vet, të një djali Europian, të shkolluar në Europë, të një dibrani inteligjent që nuk hap rrugë. Është çliruar dhe po loz me ironinë dibrane në politikë, i çliruar nga kthetrat e babait politik, dhe po luan politik. Tani po njohin Lulzimin e vërtetë. Deri dje ka qenë Lulzimi i ngurt. Siç është munduar ta diskreditojë dhe ta zvogëlojë Rama në bahkëpunim me Berishën, bashkëpunimin dhe flirtimin e ka Partia Demokratike me Edi Ramën”
– u shpreh Prençi.

Artikulli paraprakBrukseli mesazh të qartë Ramës: Nëse prek SPAK-un, harroje integrimin!
Artikulli tjetërBasha në Berat: Koalicioni Euroatlantik ofron një vizion të qartë për ndryshim, drejtësi dhe zhvillim ekonomik