Presidenca i përgjigjet Ballës: Ciu-ciu, Tao-Tao! Të duket vetja i fortë…

Zëdhënës i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar përmnes një postimi në Facebook, lidhur me deklaratat e Kreut të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, sipas të cilit, “Kreu i Shtetit i vjen anash Parlamentit për t’a shpërndarë”.

Blushi shkruan se, Ballës i duket vetja i fortë ngaqë rri me çuna problematikë.

“Ciu Ciu Tao Tao.

Të duket vetja i fortë ngaqë rri me çuna problematikë, por lutju Zotit që të mos kthehet i gjithë populli në “problematik”.

Tao Tao, harroje zërin e Bablokut!

Dëgjoje zërin e popullit.

Është zëri i Zotit”, shkruan Blushi.

Exit mobile version