Presidenti e konsideron provokim shpalljen “qytetar nderi” të atentatorit të Azemit

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e Bashkisë së Hasit për të shpallur ‘Qytetar Nderi’, Gafurr Mazrekun i cili qëlloi me pistoletë Azem Hajdarin në vitin 1997 në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i pyetur sot nga mediat lidhur me vendimin për shpalljen ‘Qytetari Nderi’ i Hasit, të Gafur Mazrekut, i cili plagosi me armë brenda ambienteve të Parlamentit, Liderin e Dhjetorit dhe Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari u shpreh se:
Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar në jetën publike.
Ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane.
Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratike.

Exit mobile version