Presidenti i Barcelonës: La Liga ka humbur me largimin e Ronaldos, edhe ne duam…

Bartomeu shpreson që një ditë, Barcelona të fitojë trofe të shumtë në Champions League, ashtu si Reali. Ai foli edhe për largimin e CR7, sipas të cilit – është e dëmshme për La Ligan.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, në një intervistë për TVE në Spanjë, ka folur për tema të ndryshme, largimin e Ronaldos, Coutinhon, Messin, Rakiticin, Dembelen dhe gjithçka tjetër, transmeton Gazeta Express.

Ai foli edhe për rivalin, Real Madridin. Bartomeu tha se shpreson që një ditë, të arrijnë atë që ka arritur Reali – të fitojnë tre trofe të Ligës së Kampionëve me radhë.

“Tashmë kam thënë se largimi i tij nuk ishte i mirë për La Ligan, për atë që simbolizon nuk ishte i mirë. Garojmë me Premierligën dhe lojtarët më të mirë duhet të jenë këtu”, tha ai.

“Tre tituj me radhë në Champions për Madridin? Urime Florentino Pérezit dhe gjithë klubit. Është një rekord, një arritje shumë e rëndësishme. Shpresojmë ta arrijmë edhe ne në të ardhmen”.

“Rakitic? Ka kontratë ende me ne dhe jemi të lumtur. Në verë kam biseduar me të dhe i kam thënë se do të bisedojmë për rinovimin. Nuk kemi folur për kur, sepse kemi paga për të ekuilibruar dhe nuk është e lehtë. Por kam fol me të, është lojtar i pazëvendësueshëm, çdo vit luan mirë e më mirë”, tha ai.

“Umtiti? Verën e kaluar ka rinovuar dhe i kanë mbetur edhe katër vite. Duam që të kthehet në formë pas lëndimit që pati. Ne i duam dytë këtu, edhe Umtitin edhe Lengletin”.

Artikulli paraprakFerguson parashikon fituesin e titullit të Premierligës
Artikulli tjetërSkandali/ Pse Rama mban sekret marrëveshjen me kompaninë fantazmë Air Albania?