Presidenti i “Heritage” i shqetësuar për monopolet

Presidenti i Fondacionit “Heritage” me qendër në Shtetet e Bashkuara ka pritur dje në takim Kryetarin e PD, Basha me të cilin ka ndarë shqetësimin për gjendjen e ekonomisë, monopolet dhe oligopolet në Shqipëri.
“Dje në drekë takova Presidentin e Fondacionit Heritage, senatorin Jim DeMint. Folëm për reformat për çlirimin e ekonomisë shqiptare nga monopolet, oligopolet e klientelizmi dhe krijimin e një ekonomie të vërtetë tregu. Mora premtimin e Presidentit DeMint se në këto përpjekje do të kemi ekspertizën dhe mbështetjen e Fondacionit Heritage.
Heritage është një ndër institucionet më të rëndësishme amerikane të studimit të politikave publike, i cili harton çdo vit Indeksin e Lirisë Ekonomike në botë, treguesi kryesor për matjen e lirisë ekonomike në mbi 186 vende. Ekspertiza e Heritage do të jetë një ndihmë e çmuar për Shqipërinë”, shkruan Basha në një postin në facebook.

Artikulli paraprakLiderët e botës urojnë Trump, Rama ngushëllohet te Hoxhë Kadria!
Artikulli tjetërBasha me Anderholt për krimin e organizuar