Presidenti kërkon informacion: Mbi ç’bazë ligjore është dsilokuar ushtria në Aeroport?

Ushtria është stacionuar në Rinas, pas grabitjes së ndodhur ditën e martë. Lëvizja e forcave ushtarake është bërë me një urdhër të Edi Ramës.

Por Komandanti i Forcave të Armatosura, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë urdhër për lëvizje të ushtrisë, siç edhe e ka me Kushtetutë.

Për këtë arsye është kërkuar informacion nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Deklarata e Presidencës

I pyetur nga mediat, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi pohon se:

Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit ‘Nënë Tereza’.

Pasi të ketë një informacion më të plotë mund të bëjë një reagim publik.

Artikulli paraprakReagimi i fortë i Berishës: Ja pse Lleshaj është përgjegjësi kryesor për superskandalin në Aeroprt
Artikulli tjetërPaloka, 5 pyetje Ramës për grabitjen e 10 milionë eurove në Aeroport