Presidenti kinez Xi Jinping përgëzoi Presidentin e zgjedhur Joe Biden të mërkurën për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara më 3 nëntor.
Zoti Xi shprehu shpresën për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, Xinhua.
Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë përkeqësuar ndjeshëm që kur Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale katër vjet më parë, për shkak të mosmarrëveshjeve që përfshijnë tregtinë, koronavirusin dhe teknologjinë.
“Nxitja e zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-SHBA jo vetëm që i shërben interesave themelore të popujve në të dy vendet, por gjithashtu përmbush pritshmërinë e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare”, citoi Xinhua të thoshte Presidenti Xi.
Zoti Xi gjithashtu shprehu shpresën se dy ekonomitë më të mëdha do të punojnë për të menaxhuar ndryshimet e tyre të bashkëpunojnë me vendet e tjera dhe komunitetin ndërkombëtar për të promovuar kauzën fisnike të paqes dhe zhvillimit në botë.”
Ministria e Jashtme e Kinës e përgëzoi zotin Biden 10 ditë pas zgjedhjeve, gati një javë pasi shumica e aleatëve të SHBA e kishin bërë një gjë të tillë, pasi zoti Trump vazhdoi të sfidojë rezultatet me lëvizje që disa gjykata arritën në përfundimin se ishin pretendime të pabazuara të mashtrimit me votën dhe parregullsive të tjera të pretenduara të votimit.
Kur zoti Trump fitoi Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016, Xi dërgoi një mesazh urimi një ditë pas zgjedhjeve./VOA
Po të mërkurën, Zëvendës Presidenti kinez Wang Qishan përgëzoi Kamala Harrisin për zgjedhjen në postin e nënpresidentes, sipas agjencisë Xinhua.