Presidenti Meta deklaratë për mediat nga Xhafzotaj…

Presidenti i Republikës Ilir Meta nga Xhafzotaj në Durrës ka dhënë një deklaratë për mediat. Meta apeloi se duhet të përfitojmë nga momenti mjaft pozitiv që ka arritur Maqedonia e Veriut me Marrëveshjen e Prespës, dhe jo të dëmtojnë edhe shanset e tyre apo t’i shantazhojmë të tjerët, pasi për ne ka shumë rëndësi që Shqipëria të çelë negociatat, por ka shumë rëndësi që edhe Maqedonia e Veriut t’i çelë këto negociata.

“Duhet të përfitojmë nga momenti mjaft pozitiv që ka arritur Maqedonia e Veriut me Marrëveshjen e Prespës, dhe jo të dëmtojnë edhe shanset e tyre apo t’i shantazhojmë të tjerët, pasi për ne ka shumë rëndësi që Shqipëria të çelë negociatat, por ka shumë rëndësi që edhe Maqedonia e Veriut t’i çelë këto negociata.

Jo vetëm për shkak të fqinjësisë mjaft të rëndësishme. Jo vetëm për shkak të lidershipit të shkëlqyer që ka treguar si Kryeministrit Zaev, ashtu edhe Presidenti Pendarovski, por edhe për shkak të shqiptarëve që kemi në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë qenë një faktor i jashtëzakonshëm për integrimin europian të atij vendi, por edhe për anëtarësimin e tij në NATO dhe të cilët presin një mesazh pozitiv, edhe për Maqedoninë e Veriut pasi edhe ata nuk dëshirojnë të largohen nga ai vend.

Përkundrazi, duan ta realizojnë të ardhmen si qytetarë europiane të ardhmen, edhe ata, në vendin e tyre dhe pranë familjeve të tyre”, u shpreh Presidenti Meta.

Artikulli paraprakZëri i Amerikës drejt për drejt me artistët që mbrojnë Teatrin! Budina: Ky veprim i pabesë i qeverisë nuk do të ketë sukses!
Artikulli tjetërRama, 526 milion euro mikut të tij për një vit! 328 milionë euro për 31 km rrugë, PD paralajmëron klientët oligarkë