Presidenti Meta deklaratë urgjente!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar mbrëmjen e sotme për protestën e madhe kombëtare që ka nisur në Tiranë.

Me një mesazh të tij, presidenti Ilir Meta bën thirrje për protestë paqësore.

Deklaratë e presidentit të Ilir Meta

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë.

Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim

Artikulli paraprakRama ia mbath nga Tirana, protestuesit i bëjnë surprizë…
Artikulli tjetërRama duhet përmbysur, 1 në katër banorë është larguar në këto 6 vite