Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar mbrëmjen e sotme për protestën e madhe kombëtare që ka nisur në Tiranë.
Me një mesazh të tij, presidenti Ilir Meta bën thirrje për protestë paqësore.
Deklaratë e presidentit të Ilir Meta
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë.
Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim