Në Prishtinë u zhvillia Ceremonia e vlerësimit të Task Forcës së Kombinuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Ekipit të Zjarrfikësve të Kosovës, Njësitit K9 të FSK-së, Ekipit të Koorporatës Energjetike, Njësitit të Çetës së Shpëtimit të Minierës së Artanës si dhe Njësitit të Çetës së Shpëtimit të Minierës së Trepçës.
Kryeministri Hardinaj tha gjatë fjalës së tij se, “të bashkuar nuk ka termet që na ligshton”.
Kosova me zemër të madhe ka bij e bija trima të cilët do ti falenderoj secilin prej tyre. Termeti ishte e fortë por themelet e solidaritetit tonë kombëtar ishin me të forta se kurrë, tha kreu i shetteit shaiptarë Ilir Meta.
Një javë pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë, i cili la 52 viktima e 900 të lënduar, presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka falënderuar pjesëtarët e FSK-së, Policisë e ekipe të tjera nga Kosova që ndihmuan Shqipërinë gjatë kësaj kohe, shkruan Express
Meta u ka ndarë dekoratë njësiteve të kërkim-shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës, ekipit të zjarrfikësve, ekipit të ekspertëve të Minierës së Trepçës.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Meta u shpreh se FSK-ja e Policia e Kosovës kanë qenë heronjtë të shpëtimit në ditët kur Shqipëria kishte përjetuar tragjedi.
“Kosova duhet të jetë krenare për FSK-në dhe Policinë e saj. Çdokush do të ishte krenar për atë që keni bërë te ne. Me qëllimin e vetëm për të shpëtuar jetë njerëzish. Ju shpëtuar shumë jetë, ndihmuat shumë banorë. Na u gjetët pranë në kohërat më të vështira. Iu shprehim mirënjohjen më të thellë për këtë solidaritet shembullor. Me këtë ndihmë ju na dhatë forcë edhe ne të gjithëve. Unë shpreh mirënjohje për gjithë popullin e Kosovës”, ka thënë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, e ka falënderuar presidentin shqiptar për ndarjen e këtyre dekoratave.