Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka takuar Presidentin Donald Trump. Lajmin e bën vetë të ditur Presidenti Meta, i cili ndërsa publikon këtë foto, shkruan se, “I kënaqur që mora pjesë në pritjen e Presidentit të SHBA, Donald Trump”.
Presidenti, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte. Takimi mes presidentit Meta dhe kryeministrit Conte është bërë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.
Kënaqësi të takoj dhe ta uroj Giuseppe Conte, për marrjen e detyrës së Kryeministrit të Italisë.
Marrëdhënie të shkëlqyera tradicionale e miqësore mes dy kombeve e vendeve tona.
Mirënjohës për mbështetjen dhe asistencën shumëdimensionale italiane’, shkruan presidenti Ilir Meta në Facebook.
Presidenti Ilir Meta është takuar me homologun qipriot Nicos Anastasiades. Presidenti Anastasiades e ka garantuar Presidentin e Shqipërisë se “Qipro të do vijojë të mbështesë Shqipërinë në kuadër të BE-së”.
Meta është shprehur në rrjetet sociale për takimin se ka ndier kënaqësi që ka pasur rastin “të takojë dhe të falënderojë, Presidentin e Qipros, Nicos Anastasiades për mbështetjen e fortë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian” dhe se ka dëshirë dhe vullnet të përbashkët për më shumë rezultate substanciale në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.