Presidenti Meta reagon për heqjen e Shqiponjës

Heqja e shqiponjës nga sheshi me të njëjtin emër shkaktoi një sërë reagimesh në skenën politike dhe jo vetëm, ndërsa kryeministri e quajti atë si një vulgaritet.
Lidhur me këtë ka bërë komentin e tij edhe Presidenti Ilir Meta.
I pyetur nga Arjan Çani në emisionin Zonë e Lirë, Meta tha se nëse bëhet fjalë për një projekt madhor Shqiponja duhet të lëvizte, por ajo duhet të ishte vendosur në një vend tjetër.
“Unë nuk jam i zoti për një vlerësim artistiko-simbolik, por ajo është vendosur në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, është vendosur me kondtribut të një familje shumë të njohur nga Maqedonia, familja Destani. Mendoj se nëse kjo do të hiqej për shkak të një projekti publik, është diçka tjetër, por mund të vendosej diku tjetër. Shqiponja është shqiponjë, simboli ynë kombëtar”, tha Meta.

metaaa

Artikulli paraprakDokumenti zyrtar i Kongresit Amerikan: Soros loboi me 10 milionë USD për Lu në Kirgistan
Artikulli tjetërPrapaskena e lirimit të Ndokës e Çukajt, ndjesa e Ramës dhe ‘internimi’ i Prokurorit të dosjes