Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump, e uron për fitoren dhe i kërkon paqe në rajon!

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka folur në telefon me presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe e ka uruar për fitoren e tij.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, raporton se gjatë telefonatës, Abbas i tha gjithashtu Trumpit se mezi priste të punonte me të për të arritur një paqe “të drejtë dhe gjithëpërfshirëse” në rajon.

Gjatë mandatit të parë presidencial të Trump, ai ndërpreu fondet e SHBA për agjencinë e ndihmës palestineze të OKB-së (UNRWA) dhe zhvendosi ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

Ky veprim i dha fund politikës së SHBA-së me dekada se statusi i Jerusalemit duhet të vendoset në negociatat me Palestinën.

Në atë kohë, Abbas “paralajmëroi për pasojat e rrezikshme të një vendimi të tillë në procesin e paqes” dhe fraksionet politike të udhëhequra nga lëvizja Fatah e Abbasit bënë thirrje për marshime të përditshme proteste.

Megjithatë, me rizgjedhjen e tij, palestinezët shpresojnë një ndryshim të politikës së Trump dhe qasjes së tij ndaj Lindjes së Mesme.

Artikulli paraprakNuk ka rrotacion te Juventusi, Mota konfirmon të besuarit kundër Torinos
Artikulli tjetër“Ishte sebepi i 21 janarit”/ Basha nxjerr zbuluar Metën: U kap me bllok në dorë, më pas u gradua nga organizatori Rama