Presidenti paralajmëron kthimin e ligjit të censurës: Liria e medias është përkeqësuar!

Teksa mazhoranca ka votuar në parlament ligjin “anti-shpifje”, i cilësuar një paketë ligjore që synon të kapë median dhe të cënojë lirinë e shprehjes, Presidenti Ilir Meta flet për përkeqësim të lirisë së medias.

“Liria e shprehjes është liria e individit pa frikën e censurës. Parim që mbrohet rreptësisht nga Kushtetuta. Angazhimi i shtetit për lirinë e shprehjes është tregues për demokracinë në vend.

Nuk mund të ketë demokraci pa pluralizëm. Liria e medias në vendin tonë është përkeqësuar, mjedisi i punës së gazetareve po ashtu. Shqetësimet e gazetarëve të terrenit nuk dëgjohen”, tha kreu i shtetit në një aktivitet në kryeqytet.

“Pronarët e mediave kanë asgjësuar punën e kryeredaktorit, sepse këtë punë po e bëjnë vetë. Nevojitet ruajtja e një balance ndërmjet luftës së gjuhës së urrejtjes dhe mbrojtjes së lirisë së shprehjes”, shtoi kreu i shtetit.

Exit mobile version