Presidenti rumun refuzon gruan myslimane

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohanis, ka refuzuar kandidaten e Partisë Social-Demokrate, Sevil Shhaideh, për t’u bërë kryeministre. Shhaideh, po të zgjidhej, do të ishte kryeministrja e parë grua dhe myslimane e këtij vendi. Iohannis nuk ka dhënë ndonjë aryse për refuzimin e Shhaideh, politikane pak e njohur, e cila ka shërbyer gjashtë muaj si ministre e Zhvillimit Rajonal e Rumanisë.
“Kam analizuar siç duhet argumentet për dhe kundër (Shhaideh) dhe kam vendosur të mos e pranoj këtë propozim”, ka thënë Iohannis përmes një deklarate televizive. Ai u ka bërë thirrje Social-Demokratëve, që kanë fituar zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit, të dalin me një nominim tjetër.

Artikulli paraprakNis gjyqi për puçistët
Artikulli tjetërBujar Lako: Rrëzimi i diktaturës, detyrim