President i SHBA, Donald Trump rihap qeverinë pas pesë javësh. Lajmin e ka bërë të ditur Trump për mediat në Shtëpinë e Bardhë.
“Kemi arritur marrëveshjen, po rihapim qeverinë. Falenderoj punojësit që treguan durim. Falenderoj të gjithë amerikanët. Do të nënshkruaj një deklaratë për të hapur qeverinë. Punonjësit do t’i marrin shumë shpejt pagat e tyre”, u shpreh ai.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe liderët e Kongresit kanë arritur një marrëveshje për të rihapur qeverinë federale dhe për t’i dhënë fund mbylljes. Kështu raportojnë mediat amerikane duke cituar burime nga Shtëpia e Bardhë dhe nga Capitol Hill. Shpjegohet gjithashtu se ndërkohë po ecin para dhe negociatat për propozimin e financimit të murit me Meksikën.
Presidenti Trump e ka njoftuar hapjen e qeverise federale me ane te nje konference te mbajtur nga Shtepia e Bardhe.
Konferenca e presidentit Donald Trump: