Presidenti Trump u ndërpreu ndihmën ushtarake, kryeministri ukrainas: Të vendosur për të vazhduar bashkëpunimin me SHBA

“Ukraina është absolutisht e vendosur të vazhdojë bashkëpunimin e saj me Shtetet e Bashkuara,” është shprehur kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, pas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë për ndërprerjen e ndihmës ushtarake amerikane, e cila është vendimtare për Kievin dhe ushtrinë e saj kundër Rusisë.

 

“SHBA është një partner i rëndësishëm dhe ne duhet ta mbajmë atë,” tha ai në një konferencë shtypi në Kiev. “Ne do të bëjmë gjithçka për të duruar,” tha Smihal .

Ukraina tha gjithashtu sot se po diskuton me evropianët mundësinë e zëvendësimit të ndihmës ushtarake amerikane, ndërkohë që u deklarua e hapur për negociatat”me Washingtonin.

“Ne po diskutojmë opsionet me partnerët evropianë,” tha Mykhailo Podoliak, një këshilltar i presidencës ukrainase. “Dhe ne sigurisht nuk e përjashtojmë mundësinë e negociatave me homologët tanë amerikanë”, shtoi ai.

Exit mobile version