Presidenti Zelensky thirrje të vazhdueshme për ndihmë ushtarake, Mbretëria e Bashkuar njofton se do të dërgojë qindra raketa të tjera në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë 650 raketa shtesë me rreze të shkurtër veprimi në Ukrainë, për të ndihmuar në luftën e saj kundër forcave pushtuese ruse.

 

Paketa e re e ndihmës vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri një tjetër thirrje të fortë për mbështetje të mëtejshme nga aleatët në një samit të mbrojtjes në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.

Zelensky tha se ishte mirënjohës për mbështetjen ushtarake që kishte marrë Ukraina, por u kërkoi aleatëve të autorizonin përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi të furnizuar nga Perëndimi në objektiva brenda Rusisë.

Gjithashtu në samit iu bashkua edhe Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, i cili sipas BBC, do të shpallë paketën prej 162 milionë £ që përfshin furnizimin me raketa LMM.

Healey tha përpara samitit se paketa e re e Mbretërisë së Bashkuar do t’i jepte një nxitje të rëndësishme mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe tregoi se qeveria po përforconte mbështetjen e saj.

Zelensky mbërriti në Ramstein të premten në mëngjes, vetëm disa ditë pasi një sulm me raketa ruse në qytetin e Poltava në Ukrainën qendrore vrau të paktën 51 persona.

Në thirrjen e tij drejtuar aleatëve ndërkombëtarë, ai tha: “Është e rëndësishme që çdo paketë mbështetëse që shpallet të vihet menjëherë në punë në fushën e betejës pa asnjë vonesë”.

Shtetet e Bashkuara, mbështetësi më i madh i Kievit, ka njoftuar gjithashtu se do të sigurojë një ndihmë ushtarake prej 250 milion dollarësh (189.9 milion £).

Zelensky u bëri thirrje gjithashtu aleatëve perëndimorë që të autorizojnë përdorimin e raketave me rreze të gjatë për të sulmuar objektivat brenda Rusisë, duke thënë se kjo ishte mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës.

Artikulli paraprakFamiljet shqiptare jetojnë ngushtë, 65% e banesave të banuara janë nën 69 metër katror
Artikulli tjetërPlakja e popullsisë/ Gjysma e familjeve në Shqipëri janë me persona mbi 60 vjeç