Presidentja e Kosovës kërkon reagimin e NATO-s dhe BE pas kërcënimeve me luftë të Vuçiç

Ushtruesja e detyrës e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që të reagojnë ndaj deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo ka thënë se Vuçiqi po kërcënon me luftë.

“Unë pres që Bashkimi Evropian dhe NATO të reagojë ndaj këtij kërcënimi për luftë, të bërë nga Vuçiq”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Vuçiq në konferencë për media sot kishte deklaruar se konfliktet e ngrira janë të rrezikshme, siç ka dëshmuar rasti i Nagorno-Karabakhut. Ai ka thënë se është më mirë të zgjidhet sa më shpejt çështja e Kosovës sesa të ndodhë ndonjë konflikt.

Artikulli paraprak‘Vëllai’ i Ramës kërcënon me luftë Kosovën, po ku do futesh mor qyq, e harrove Sllobodanin?
Artikulli tjetërPërse Trump vendosi besnikët e tij në Pentagon, a dyshonte ai për përdorim të ushtrisë?