“Presioni që po shkakton emigracionin bie mbi gjithë shoqërinë, por askush nuk e ndjen më shumë se nënat shqiptare”/ Basha: Do të kërkoj që në çdo degë një grua të ketë një post drejtues.

Partia Demokratike dhe Forumi Gruas në PD, në bashkëpunim me WDF dhe NDI kanë zhvilluar një tryezë në lidhje me rolin e gruas.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se pesha më e madhe e problemeve me të cilat përballet sot shoqëria, bien mbi gruan dhe nënën shqiptare.

Ai shtoi se ka ardhur koha që PD të shpalosë programin për familjen shqiptare, ndërsa shtoi se do të kërkojë që në çdo dege një grua të ketë një post drejtues.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen e madhe ndaj nënave e grave shqiptare.

Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë.

Rritja e kosotos së jetesës prek çdo shqiptar por barra e përditshme e menaxhimit të kostos bie mbi gruan shqiptare.

Presioni që po shkakton emigracionin bie mbi gjithë shoqërinë, por askush nuk e ndjen më shumë se nënat shqiptare.

Është e kotë të themi që ka një barazi rolesh.

Sa më e sigurt, e pavarur të jetë një grua, aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria.

Duhet t’i japim hapësirë në drejtim. Unë do të kërkoj që në çdo dege një grua të ketë një post drejtues.

Exit mobile version