Prestigjiozja “Washington Times”, në një opinion që mban emrin e L. Todd Wood, raporton se qeveria shqiptare akuzohet për përfshirje në veprimtari kriminale dhe e ka treguar për vetë zoti Trump mosrespekt të thellë.
Në një incident të raportuar gjerësisht, qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama u kap me anë të audiokasetë që e bashkoi me figura të krimit të organizuar në Shqipëri përpara zgjedhjeve kombëtare të vitit 2017 për të blerë vota, shkruhet në artikull.
Pse Shtëpia e Bardhë e lejon Departamentin e Shtetit të japë mbështetjen e saj për këtë qeveri, pyet Wood, i cili më tej konkludon se mesazhet e përziera që shpërndahen në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit po i përkeqësojnë gjërat edhe më keq.
“A mund ta trajtojë departamenti me simpati agjendën liberale të kufijve të hapur të zotit Soros, legalizimit të drogës dhe qeverisjes globale”, pyet Wood.
Artikulli
“Matthew Palmer, i cili kryeson Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, ka deklaruar publikisht se zgjedhjet duhet të mbahen, duke e anashkaluar efektivisht presidentin shqiptar dhe kushtetutën shqiptare.
Ish ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, gjithashtu shprehu mbështetje për qeverinë, madje duke shkuar aq larg sa dukr anulluar viza për për zyrtarët e opozitës.
Pastaj fakti se kryeministri shqiptar Rama ka qenë me zë anti-Trump dhe është një njeri i afërt i miliarderit liberal amerikan Xhorxh Soros, madje duke marrë pjesë në martesën e tij të fundit”, shkruhet në artikull.
“‘Unë do të shpresoja shumë që [z. Trump] do të kuptonte se ajo për të cilën ai po flet nuk është aspak një mënyrë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe, por po e turpëron Amerikën në sytë e botës dhe në sytë e të gjithëve’ -tha Rama në think tank-un e Këshillit të Atlantikut në Uashington në 2016, siç raportohet nga ForeignPolicy.com.
Ka disa pyetje këtu. Pse Departamenti i Shtetit i SHBA duket se përfshihet në politikën e brendshme shqiptare? Dhe pse Shtëpia e Bardhë e lejon Departamentin e Shtetit të japë mbështetjen e saj për një qeveri socialiste që akuzohet për përfshirje në veprimtari kriminale dhe që e ka treguar për vetë zoti Trump mosrespekt të thellë?
Kush po drejton politikën e jashtme amerikane? Mike Pompeo mund të jetë sekretari, por shumë njerëz në Departamentin e Shtetit duket se nuk e kanë vënë re se populli amerikan ka zgjedhë një udhëheqës të ri me një axhendë të re qysh prej nëntorit të vitit 2016. Mesazhet e përziera që shpërndahen në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit po i përkeqëson gjërat edhe më keq. A mund ta trajtojë departamenti me simpati agjendën liberale të kufijve të hapur të zotit Soros, legalizimit të drogës dhe qeverisjes globale”, raporton WT.