Prifti apel shqiptarëve: Mos dilni në votime, zgjedhjet pa opozitën do dështojnë

Dritan Prifti i bën thirrje shqiptarëve që të mos dalin në votime, pasi zgjedhjet pa opozitën do të dështojnë. Prifti thotë se Shqipëria ka ecur prapa, ndërsa flet edhe për shëndetin e tij të prekur nga një sëmundje agresive. Reagimin, Prifti e ka shprehur përmes një postimi në Facebook.
“Përshëndetje miqtë e mi.
E di që jeni kuriozë të dini nëse unë do të kandidoj në zgjedhjet e 18 qershorit. Nuk do të kishte kënaqësi më të madhe për mua sesa të kisha mundësi të kandidoja dhe përfaqësoja përsëri Ju në politikë. Por nuk mundem fizikisht. Kam mbi një vit që luftoj me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku. Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk më jep mundësi të shkëputem për fushatë. Kam bindjen që do ta kaloj dhe këtë siklet shpejt.
Nuk dua të mërziteni. Këto zgjedhje nga mënyra si po bëhen, pa opozitën, do të dështojnë dhe do të ripërsëriten shpejt. Lutjuni Zotit nëse besoni që unë ta kaloj shpejt këtë sëmundje dhe të jemi bashkë në momentin më të parë.
Unë nuk do të votoj në këto zgjedhje. Nuk mendoj se dhe ju keni motiv të votoni. Shqipëria ka ecur mbrapa drejt varfërimit dhe mungesës së demokracisë. Megjithatë askush nuk mendon për ju, nëse nuk mendoni për vete. Nëse do të votoni, bëjeni për interesin tuaj dhe askujt tjetër.
Ju përqafoj
Dritan Prifti”.

Artikulli paraprakCensura në media, pushohen nga puna 2 gazetarë të njohur
Artikulli tjetërTë rinjtë e djathtë europianë mbështesin kauzën e zgjedhjeve të lira