Princat janë të detyruar të presin

Mbreti në “Parc des Princes” është sërish Cristiano Ronaldo. Portugezi, 33-vjeçar, ia ka dalë të jetë protagonist i skenës së shtëpisë të yllit të ri Mbappe, nga shumë i konsideruar si trashëgimtari i tij natyral, ndërkohë që “armiku” Neymar e ndoqi ndeshjen nga televizori i shtëpisë për shkak të dëmtimit. Pra, siç tregon performanca e tij, CR7 nuk ka aspak ndërmend të heqë dorë nga goli, i cili në fakt i dha fund diskutimit kualifikim. Një goditje e shkëlqyer me kokë e portugezit që ka barazuar rekordin e Ruud van Nistelrooy-t që më 2013-ën kishte ndëshkuar kundërshtarët në 9 ndeshje radhazi në Ligën e Kampioneve si Cristiano, por duke realizuar dy gola më pak: 12 kundrejt 14. Veç të tjerash Cristiano Ronaldo në 9 ndeshjet e fundit të luajtura me Real Madrid-in në të gjitha kompeticionet ka shënuar madje 15 gola, ndërsa në 13 të fundit në Champions League rrjetat janë 22.
Shifra të jashtëzakonshme për një kampion absolut që pasi ka marrë “Topin e Artë” të pestë në dhjetorin e kaluar duke barazuar yllin argjentinas Lionel Messi, tani po përjeton një tjetër sezon rekordesh. Ndërkohë nëse konsiderojmë golat e realizuar në fazën me eliminim direkt në Champions askush nuk mund të krahasohet me Cristiano Ronaldon që ka shënuar 38 gola kundrejt 21 të Messi-t, 19 Muller dhe 18 Lewandowski. Në 13 ndeshjet e fundit të luajtura në Europë Real Madrid-i ka realizuar 36 gola: 22 prej të cilëve mbajnë firmën e Cristiano Ronaldo-s. Numra të jashtëzakonshëm që i detyrojnë princat të presin, sepse kurora është akoma mbi kokën e CR7-ës.

Artikulli paraprakPD: Ata që sot joshen nga mbrojtja dhe paratë që u jep Edi Rama nuk do të ketë kush t’i mbrojë nesër para drejtësisë
Artikulli tjetërPoloni, ndarja e pushteteve në rrezik