Prindërit të nuk i dërgojnë fëmijët në shkollën “Emin Duraku”: Nuk kemi siguri…

Në shkollën “Emin Duraku”, në zonën e ish-Bllokut, ka rifilluar mësimi për klasat e 9-vjeçares, ndërkohë që klasat fillore nuk po zhvillojnë mësim, pasi një pjesë e shkollës është e mbyllur si pasojë e dëmtimeve serioze që ka përsuar nga tërmeti.

Një pjesë e prindërve të nxënëseve të klasave 9-vjeçare, shprehen se nuk i kanë dërguar fëmijët e tyre në shkollë për shkak se nuk kanë siguri për fëmijët e tyre.

“Unë se di këtë informacion por kam në dorë një akt-konstatimi që thotë se shkolla ka dëme serioze. Shkolla 9-vjeçare ka filluar mësimin, por unë nuk e kam sjellë fëmijën sepse nuk kam siguri”, shprehet një prind për Fax News.

1575449794 shkollaEminDuraku

Exit mobile version