Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca gjatë fjalës së tij në konferencën e prezantimit të Progres Raportit të BE për Shqipërinë, ka vlerësuar punën e SPAK.
Ai tha se SPAK ka arritur hetime serioze në hetimin e disa çështjeve të nivelit të lartë, dhe tha se duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, ndërsa premtoi se autoritetet e drejtësisë do kenë në krah Bashkimin Europian dhe se sipas tij objektivi kryesor duhet të jetë ndjekja e parave.
“Korrupsioni është një fushë që sjell shqetësime serioze. SPAK ka arritur hetime serioze në çështje të nivelit të lartë. Të vazhdohet me luftimin e kulturës së pandëshkueshmërisë. Autoritetet e drejtësinë do kenë BE në krah të tyre. Ndjekja e parave duhet të jetë objektivi kryesor”, tha Soreca.