Pritet vendimi skandaloz/ Do kalojë vettingun prokurorja e bandave

Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, pritet të konfirmohet nga Komisioni i Vetingut me shumicë votash. Dy ish-juristët e kryeministrisë, sot anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici janë shprehur pro prokurores. Ndërkohë që kryesuesi i trupës gjykuese, Roland Ilia është kundër konfirmimit në detyrë të Donika Prelës.
Burime konfidenciale nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklarojnë për “Boldneës.al” se diskutimet për Prelën kanë shkaktuar debat të ashpër ndërmjet komisionerëve që janë rreshtuar në favor të prokurores dhe vëzhguesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Theo Jacobs.
Por, pas diskutimeve, Komisioni do të shpallë paraditen e së Martës vendimin e tij, i cili, me shumicë votash, pritet të konfirmojë në detyrë drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda.
Dy anëtarët e trupës gjykuese, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici, para se të zgjidheshin komisionerë të pavarur, ishin pjesë e aparatit të kryeministrit Edi Rama.
Bazuar në biografinë zyrtare të publikuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Valbona Sanxhaktari, nga viti 2014 deri në vitin 2017 ka ushtruar detyren e juristes në Njësinë e Legjislacionit dhe Akteve të Këshillit të Ministrave, në Kryeministri.
Pak ditë më parë, Partia Demokratike ngriti pikëpyetjen publike nëse komisionerja Sanxhaktari ishte takuar së fundmi me prokuroren Donika Prela. Kjo pyetje nuk mori përgjigje as nga komisionerja dhe as nga drejtuesja e Krimeve të Rënda.
Anëtari tjetër, Olsi Komici, gjithnjë sipas biografisë zyrtare, ka qenë zv.drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, strukturë nën varësinë e kryeministrit, deri sa u zgjodh anëtar i Komisionit të Vetingut. Më parë, Komici ka qenë pjesë e Task-Forces për verifikimin e pronave në bregdet, strukturë e drejtuar nga Alket Hyseni, sot deputet i Partisë Socialiste dhe person nën hetim nga prokuroria e Krimeve të Rënda për abuzim me tokat në bregun e Vlorës.
Vendimi i pritshëm në favor të Donika Prelës do t’i vendosë një pikëpyetje të madhe Komisionit të Vetingut, i cili ka dhënë shenja të forta për aplikimin e standarteve të ndryshme për raste të njëjta.

“ Boldnews.al”

Artikulli paraprakNëse mezi e mbush sofrën në darkë, bashkohu me ne më 16 shkurt!
Artikulli tjetërZëri i Amerikës: Si shfrytëzohen gratë dhe vajzat nga trafikantët e drogës në Shqipëri