Pritet zyrtarizimi, Igli Tare fut në sherr Ibrën me drejtuesit e Milanit! Ja prapaskenat te kuqezinjtë

Te Milani situata është shumë më keq nga sa duket. Raportet mes sektorëve dhe brenda tyre janë në pikën më të ulët. Sipas informacioneve të “Footmercato”, bordi drejtues është i ndarë në disa fraksione dhe drejtori ekzekutiv, Xhorxho Furlani, si dhe këshilltari i lartë i pronësisë, Zlatan Ibrahimoviç, i kanë shpallur luftë njëri-tjetrit.

 

Marrëdhënia mes të dyve, edhe pas përgënjeshtrimeve të CEO-s mbrëmjen e së dielës para ndeshjes Milan-Lacio, thuhet të jetë mjaft e tensionuar.

AKUZA NDAJ IBRËS – Sipas ‘FM’, marrëdhëniet mes Furlanit dhe Ibrahimoviçit janë ftohur prej disa javësh, pavarësisht se të dy kanë zbritur së bashku në dhomat e zhveshjes në pjesën e parë të ndeshjes në ‘San Siro’, për të tentuar të motivojnë skuadrën dhe trajnerin Konseisao.

Arsyeja? Me sa duket nuk janë më dakord me politikën sportive që do të miratojë Milani, veçanërisht në lidhje me emërimin e afërt të një drejtori sportiv. Për më tepër, paraqitjet e tij publike (Festival i Sanremos, Çmimi i Madh në Formula 1) thuhet se nuk u pritën mirë nga shumë njerëz në klubin kuqezi. Së fundi, në qendër të debatave edhe “menaxhimi katastrofik” i Milan Futuro-s, i dyti nga fundi në Serinë C dhe i rrezikuar për rënie në kategorinë amatore dhe, për rrjedhojë, në prag të humbjes së statusit si ekip profesionist.

DEBAT EDHE PËR TAREN – Sa i përket drejtorit sportiv, ndërsa Furlani dhe pjesa më e madhe e klubit do të donin Fabio Paratiçin, Ibrahimovic do të kishte folur me Igli Taren, një mik i tij i ngushtë. Ai do të ishte drejtuesi i dytë që suedezi do të dëshironte të vendoste brenda klubit, pas Jovan Kirovskit, i emëruar në krye të sektorit teknik të Milan Futuro.

E gjithë kjo ndërkohë që drejtori teknik Xhefri Monkada promovon kandidaturën e bashkatdhetarit dhe mikut të tij, Fransua Modesto. Me pak fjalë, një kaos i paparë. Furlani, në përpjekje për të rënë dakord të gjithë, do të ishte përpjekur të propozonte edhe emra të tjerë si Tony D’Amiko, drejtori aktual tek Atalanta.

E gjithë kjo ndërkohë që Konseisao, sipas ‘FootMmercat’, ndihet i lënë vetëm. Ai nuk do të kishte qenë në gjendje të krijonte pothuajse asnjë lloj raporti me drejtuesit dhe dukshëm po shkon drejt një lamtumire në fund të sezonit, nëse jo më herët.

Artikulli paraprakAkuzohet se pastronte paratë e bandës “Çopja”, GJKKO rrëzon kërkesën e Klajdi Merkajt për lehtësimin e masës së sigurisë, 35-vjeçari mbetet në qeli
Artikulli tjetërRiarmatimi i Europës, Ursula Von der Leyen zbulon planin me 5 pika! Letra që u dërgoi liderëve europianë