Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Lezhë ku po zhvillon një takim me qytetarët. Bëhet e ditur se, në Lezhë do të ketë sot anëtarësime të reja.
Kreu i PD, është pritur me entuziazëm nga mbështetësit, siç shihet edhe në një video të shpërndarë nga ai vetë në “Facebook”.
Përkrahës të Bashës kanë dalë në rrugë me makina e flamuj të Partisë Demokratike.
Gjatë rrugës Basha ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë dhe qytetarët që po i bashkohen Partisë Demokratike, në një rrugë të re drejt transformimit të vendit dhe largimit nga keqqeverisja që Rama po i bën vendit.
“Jam rrugës për në qytetin e Lezhës, në një takim me demokratët e këtij qyteti ku 150 anetarë të rinj do marrin sot kartën e antarësimit të Partisë Demokratike. Qytetarët po i bashkohen Partisë Demokratike.
Më shumë anëtarë, më shumë të rinj, kësaj armate të lirisë dhe demokraicë që sot po lufton jo vetëm dhe thjeshtë për rrotacion politik po për ti dhënë fund tranzicionit për një transformim të thellë që do të funskjonojë për çdo familje shqiptare, për çdo prind shqiptar. Mezi po pres ti takoj të rinjtë e Partisë Demokratike që do të antarësohen në seksionin e qytetit të Lezhës”, shkruan Basha.